Psikologjia e Punës

Psikologjia e Punës

Kur Jeni në Dyshim, Punësoni Njerëz me Vetëdije të Lartë - nga Gresa Gostivari

Ne e dimë që njerëzit nuk kanë personalitete të ngjashme. Disa janë të qetë e pasivë, të tjerë janë të zhurmshëm dhe agresivë, disa janë natyra të shtruara e disa të tensionuara. Një numër i madh kërkimesh kanë identifikuar pesë dimesione bazë që shpjegojnë ndryshimet e personalitetit njerëzor. 

Këto pesë faktorë janë:
1. Ekstrovert – jeni ekstrovert (i shoqërueshëm, i hapur) apo introvert (i rezervuar, i ndrojtur)?
2. Gadishmëri – tregoni gadishmëri të lartë (i hapur për bashkëpunim, besues) apo antagonist?
3. Vetëdije – jeni me ndërgjegje të lartë (i përgjegjshëm, i organizuar) apo i ç’organizuar e i pasigurt?
4. Qëndrueshmëri emocionale – jeni i qëndrueshëm (i qetë, me besim tek vetja) apo i paqëndrueshëm (ankthioz e i pasigurt)?
5. Dëshira për përvojë - jeni i hapur ndaj përvojave të reja (kreativ, kureshtar) apo i mbyllur (tradicional, jo shumë kërkues për të rejat).

Mësoni të menaxhoni stresin në punë


Në punë, ju ndjeheni të lodhur, nervozë, humbni përqëndrimin apo entuziazmin tuaj, ju vini re që keni gjithnjë e më shumë probleme të vogla shëndetësore ... kujdes, ju mund të jeni duke vuajtur nga stresi.

Sipas një studimi të CSA (korrik 2000), "tre nga katër punonjësit thonë se janë të shqetësuar" nga stresi, sidomos për shkak të punës jashtë orarit, për të plotësuar afatet e kërkuara, si dhe nga një ritëm pune shumë i shpejtë.
 
Të jetosh nën presion ...

Stresi është kryesisht një reagim normal për tu përshtatur në një situatë. Në një shoqëri që kërkon rritjen e produktivitetit, disa njerëz në situatat të jashtëzakonshme urgjente ose komplekse punojë me efektivitet. Të tjerë, reagojnë më dhunshëm ndaj asaj që ata e quajnë sulm. Nëse stresi nuk është më prezent, ekuilibri kthehet. Por nëse ai bëhet kronik është i rrezikshëm, sepse thith shumë energji vazhdimisht duke i kërkuar trupit të përshtatet. Ai modifikon ekuilibri nervor dhe hormonal dhe ul kapacitetin e përqëndrimit dhe produktivitetit.

Psikologjia e Punës – Një Fushë e Re Aplikative

Psikologjia përkufizohet si studimi shkencor i proceseve mendore dhe sjelljes. Quhet shkencë sepse psikologët përdorin të njëjtat metoda rigoroze studimi që përdoren edhe në fusha të tjera të studimit shkencor. Disa nga fushat e studimit të psikologjisë janë më biologjike (psh: efektet e dëmtimit të trurit në sjelljen e të ngrënit tek një kavje); disa fusha të tjera janë më shoqërore (psh: përcaktimi i faktorëve që çojnë në mosndërhyrjen e kalimtarëve). Shumë njerëz mendojnë se çdo psikolog “ka një divan për të ulur pacientët” ose “ka dëshirë të kuptojë se çfarë i kalon në mëndje personit që ka përballë”. Në fakt këto lloj përshkrimesh i referohen psikologut klinik. Por.... shumë psikologë nuk merren me trajtimin e çrregullimeve mendore, në fakt ata janë të përfshirë edhe në shumë fusha të tjera specialiteti.
Në këtë artikull do të flas pak për psikologjinë e punës. Në terma të përgjithshëm “psikologjia e punës merret me sjelljen e punonjësve në situatat e punës”.
Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting