Nentor

Menaxhimi i konfliktit - Si trajtohet dhe hapat e parandalimit të tij - Nga Irida Vejsiu


Kura më e mirë në rastin e konfliktit që mund të lindë ndërmjet dy punonjësve, departamenteve, apo dhe ndërmjet dy institucioneve, është parandalimi.

Nocioni i parandalimit në rastin e konfliktit mund të konsiderohet mjaft abstrakt, por në të vërtetë është një ndër metodat më të mira që një institucion mund të ndjekë për të krijuar një mjedis pune të shëndetshëm dhe mjaft produktiv.

Procesi i menaxhimit të konfliktit kanalizohet në tre hapa: trajnimi i stafit (parandalimi), ndërmjetësimi nga palë të treta neutrale dhe mjedis mbështetës.

Figurë 1. Hapat e Menaxhimit të konfliktit

Personalisht konsideroj hapin e parë në procesin e menaxhimit të konflitit si hapin më të rëndësishëm të tij.
Kjo pasi një staf i trajnuar në mënyrën e duhur dhe që zotëron njohuritë e duhura për të parandaluar dhe përballuar konflikte do të ketë një eficencë më të lartë në punë dhe një përqëndrim më të vogël në problematikat apo konfliktet e krijuara. Një konflikt në mjedisin e punës është rruga më e mirë për të ulur produktivitetin e punonjësve të përfshirë në të.

Natyrshëm mund të lindë pyetja: si mund një proces i duhur trajnimi të ketë ndikimin e duhur në një fenomen kaq kritik që ndodh siç është konflikti?

Institucionet të cilat investojnë në pjesën e trajnimit në menaxhim konflikti e kanë mjaft të qartë që investimi i tyre është afatgjatë dhe ka një ndikim mjaft të madh në produktivitetin e stafit në punë.

Punonjesit të cilët trajnohen në një fushë të tillë kaq komplekse marrin njohuritë e duhura së pari në konfliktin si nocion, llojet e konfliktit, karakteret e individeve në situata konfliktuale.
Procesi i trajnimit mbi çështjen e konflikteve shoqerohet njëkohësisht me një trajnim në komunikim në negocim si dhe në ndërgjegjësimin e drejtuesve në lidhje me këtë fenomen.

I tërë ky investim është medikamenti i duhur për një parandalim të konfliktit, por efektet e një trajnimi të duhur nuk ndalen vetëm këtu, një trajnim i duhur i jep audiencës informacionin e duhur për mënyrën e sjellës dhe përballimit të çdo konflikti duke eleminuar apo zvogëluar pasojat shoqëruese.

Në momentin e  shfaqjes së një konflikti është mjaft e rëndësishme për një insitutcion krijimi i politikave dhe kulturës për përfshirjen e një pale të tretë neutrale për meanxhimin dhe mbylljen e konfliktit. Përfshirja e një drejtuesi të lartë mund të balanconte dhe ndikonte në eleminim e këtij fenomeni. E rëndësishme këtu është dhe përfshirja e Burimeve Njerëzore që mund të kryejë një arbitrazh mjaft efektiv duke qenë neutral në këtë proces. Kjo është pjesë e politikave dhe kulturës së institucionit.

Unë mendoj që mbi të gjitha çdo institucion duhet të krijojë një mjedis mjaft komod dhe mbështetës për të përballuar dhe zgjidhur konfliktet e mundshme që krijohen gjatë punës. Menaxhimi i konfliktit është kyç pasi është një ndër faktorët kryesorë të krijimit të stresit në mjedisin e punës dhe ndikon drejtpërsëdrejti në produktivitetin në punë të stafit që ndonëse jo në periudhë afatshkurtër por në një periudhë afatgjatë ndikon në ecurinë dhe rezultatin financiar të institucionit.

Bio Irida Vejsiu

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting