Tetor

Vlerësimi i performancës – Roli dhe përfshirja e punonjësit në këtë proces

Jo të gjithë punonjësit e kuptojnë rëndësinë e vlerësimit të performancës, duke e konsideruar atë si një kërkesë rutinë të kompanisë, duke treguar mungesë interesi për bashkëpunim e përfshirje minimale.
Më poshtë trajtohen disa këshilla bazë që mund të stimulojnë dhe qartësojnë përfshirjen e punonjësit në vlerësimin e performancës si dhe përfitimet që ato marrin për pasojë.
Vlerësimi i Performancës duhet të trajtohet si një proces zhvillimi në vazhdimësi më shumë sesa vetëm një rishikim formal vjetor. Duhet të monitorohet nga afër si nga punonjësit ashtu dhe nga vlerësuesit për të siguruar në këtë mënyrë që objektivat janë arritur. Nëse do të demostroni dëshirën për të bashkëpunuar më vlerësuesit për zhvillimin e rolit tuaj, ju do të krijoni një përshtypje mjaft pozitive.  
Për të vlerësuar performancën tuaj në mënyrë sa më objektive, përpiquni ta shikoni atë nga këndvështrimi i menaxherit. Sigurohuni nëse jeni të familjarizuar me rregullat dhe procedurat e vlerësimit të kompanisë. Kalojeni hap pas hapi dokumentacionin mbi vlerësimin e performancës, për tu përgatitur për komentet dhe përgjigjet tuaja.

Analizoni objektivat e performancës suaj. Deri në cilin nivel i keni arritur ato?

Merrni në konsideratë përshkrimin e punës, detyrat dhe përgjegjësitë tuaja.
Vlerësojeni performancën tuaj në kuadër të problemeve dhe frustrimit që keni ndeshur. A keni ndërmarrë ndonjë përgjegjësi shtesë ose përfshirje në projekte të tjera? Si keni reaguar ndaj ndryshimeve, përqasjeve të reja ose problemeve të papritura? Si mund ta krahasoni punën tuaj me atë të kolegëve të tjerë? A ka mënyra me anë të të cilave ju mund të rrisni vlerat tuaj për kompaninë?
Ruani fakte të aktivitetit tuaj përgjatë vitit. Specifikoni kontributin, arritjet, vështirësitë dhe stresin që keni ndeshur. Sigurohuni që të gjitha faktet e grumbulluara të jenë të sakta dhe të pranueshme. Mblidhni dokumenta evidentuese që janë në mbrojtjen tuaj, si psh. E-mails, korrespondenca, artikuj, dëshmi etj.  
Përpiquni të jeni të hapur dhe bashkëpunues me vlerësuesit. Merrni në konsideratë problemet që ju parashtrohen dhe mundohuni t’i trajtoni me pjekuri e kriticizem pozitiv. Evitoni justifikimet e tepërta, sepse mund të lini përshtypjen e vetëmbrojtjes përballë vlerësuesve.
Merrni pjesë në mënyrë aktive dhe tregoni entuziasëm gjatë vlerësimit. Dëgjoni me kujdes çdo gjë që thuhet prej vlerësuesit. Tentoni për shkëmbime pozitive dhe kreative të pikëpamjeve.
Nëse merrni paraprakisht në konsideratë, detyrat, përgjegjësitë, qëllimet dhe prioritetet, do të ndjeheni më mirë për t’i diskutuar ato në një mënyrë më informuese dhe objektive. Kërkoni sqarime të mëtejshme nëse është nevoja.

Nëse jeni të pakënaqur me objektivat ose mendoni se ato nuk janë reale, jepini zë atyre.

Duke dokumentuar vështirësitë që keni hasur përgjatë vitit, ju do të jeni në gjendje t’i diskutoni ato me autoritet gjatë vlerësimit si dhe t’i vendosni si pjesë e kontributit të përgjithshëm në kompani. Theksoni sesi keni përfituar prej këtyre përvojave dhe si i keni përdorur njohuritë e grumbulluara për të përmisuar performancën tuaj. Bëni sugjerime konstruktive dhe nëse është e nevojshme, kërkoni këshilla se si mund t’i realizoni objektivat tuaja.
Sigurohuni të regjistroni dhe të implementoni rekomandimet e vlerësuesit para se të shkoni në vlerësimin e ardhshëm.
Mendoni në atë mënyrë sesi ju apo departamenti juaj mund të përmirësohet. Nëse e mendoni të arsyeshme dhe sugjeroni burime të tjera shtesë apo mundësinë e trajnimeve specifike, argumentoni përfitimet që do t’i sjellin ato kompanisë.  
Është fakt i njohur tashmë se organizatat mund t’i arrijnë objektivat e tyre vetëm me kontributin pozitiv të punonjësve të tyre, e për këtë arsye punonjësit duhet të jenë të përkushtuar dhe me njohuri mjaftueshëm për tu përballur me kërkesat e sotme të botë së biznesit.

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting