Tetor

Profesionisti i burimeve njerëzore - Impakti i tij në rritjen e performancës organizative


Profesionisti i burimeve njerëzore ka njohuritë që i nevojiten sot organizatës.

Njohuritë profesionale dhe aftësitë e profesionistit të burimeve njerëzore ndihmojnë organizatën në krijimin e kulturës së performancës, e cila ndikon në avantazhin konkurrues të kompanisë - burimet njerëzore. Nuk është e mundur të sigurohet shërbim me cilësi, përgjigjja me shpejtësi ndaj ndryshimeve të kërkesës në treg dhe nxitja e progresit me një fuqi punëtore plotësisht të pamotivuar.

Kultura e Korporatës “Arma Sekrete”.

Kompanitë me performancë të lartë e njohin fuqinë e një kulture të korporatës. Këto organizata e dinë mirë se “arma sekrete" është kultura, toka pjellore në të cilën përsosmëria natyrisht arrihet.

Krijimi i kulturës së korporatës, ku njerëzit dëshirojnë të realizojnë më të mirën dhe të arrijnë të shkëlqejnë, duhet të jetë në listën e punës së top - menaxherëve. Roli i profesionistit të burimeve njerëzore konsiston pikërisht të ndihmojë top - menaxherët, të identifikojnë praktika të menaxhimit, të cilat janë në përputhje me natyrën e njeriut,  në mënyrë që të arrijë të nxjerrë më të mirën prej tyre. Për të realizuar këtë, profesionisti i burimeve njerëzore dhe top - menaxherët duhet të punojnë, së pari, për të identifikuar se çfarë i bën “njerëzit të godasin në shenjë” dhe çfarë i motivon njerëzit në nivele të pikut (paga apo bonuset nuk janë e vetmja dhe më e rëndësishmja).

Identifiko situatat që sjellin më të mirën dhe më të keqen te njerëzit.

Si mund të fillojë procesi? Pyesni menaxherët nëse kujtojnë një përvojë në kompani (pune apo vullnetare), e cila i bëri të japin maksimumin nga vetja. Bëji të mendojnë për situatën ku ata shërbyen me entuziazëm dhe energji krijuese, e cila mundësoi “arritjen e objektivave”. Çfarë mundësoi lidhjen e ngushtë me kompaninë në të cilën dhanë më të mirën nga vetja? Në qoftë se ata zgjodhën mjedisin e punës, çfarë bënë top - menaxherët dhe çfarë nuk bënë për të arritur rezultatet?

Kërkojini, përsëri menaxherëve, që këtë radhë të bëjnë krahasimin me një situatë në kompaninë që rezultoi si më e keqja, që i ndezi shpirtin e rebelimit, sikur të ishin adoleshentë. A i bëri kjo situatë të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje, dyshues dhe të painteresuar për të ndihmuar? A mundësoi lidhja me vendin e punës që të nxirrnin anën më të keqe të personalitetit?

Nga përpjekjet e menaxherëve në këtë proces duhet të dalë qartë hendeku në prodhimtari dhe në të ardhura që kanë kompanitë me performancë të ulët. Pyetja, se cilat janë cilësitë kryesore që kanë kompanitë me performancë të lartë do të ndihmojë menaxherët në projektimin e një mjedisi të përshtatshëm të mjedisit organizativ. Duke drejtuar menaxherët në këtë proces, profesionisti i burimeve njerëzore ndihmon në përshtatjen e praktikave që kompanitë me performancë të lartë aplikojnë në mënyrë që kompania të konkurrojë gjithnjë e më shumë në treg.

A jemi në një kompani me performancë të lartë? Ja disa nga pyetje që menaxherët duhet t’i bëjnë vetes:

1. Cilët jemi ne si kompani? Çfarë bëjmë dhe si punojmë ne? A jemi të denjë për të qenë krenarë për punën tonë? Në qoftë se do të ishim një organizatë vullnetare, a do të punonin të gjithë me ne?
2. A e dinë punonjësit se çfarë pritet prej tyre, çfarë është një "punë e bërë mirë" dhe a vlerësohet puna e bërë, të paktën një herë në vit?
3. A e kuptojnë punonjësit në mënyrë specifike se sa ata kontribuojnë në proces, pse ata janë të rëndësishëm dhe si ata e krijojnë vlerën?
4. A shpërblehen punonjësit për vlerën që ato krijojnë?
5. A kanë punonjësit pushtetin dhe informacionet, në mënyrë që të jenë aktivisht të përfshirë për të bërë diferencën?
6. Duke u nisur nga fakti që ekziston një gamë e gjerë nivelesh pjekurie tek punonjësit, çfarë shembulli japim ne si menaxherë përmes praktikave të menaxhimit? A i trajtojmë punonjësit si fëmijë, të cilët nuk mund t'u besojmë informacione dhe vendime apo si "lojtarë" të vlefshëm?
7. A trajtohen punonjësit në të njëjtën mënyrë që dëshironi të trajtohen klientët?
8. Çfarë termash do të përdorje për të përshkruar punonjësit e kompanisë tënde: të demoralizuar, të frikësuar, të nevrikosur, optimistë, entuziastë?

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting