Shtator

Të njohim profesionistë të suksesshëm të Burimeve Njerëzore - Intervistë me Arben Totolakun

1. Cili është Beni?

Kam lindur në Tiranë dhe jam diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Jetoj në Francë që prej korrikut të vitit 1999, jam i martuar me Karinën (me kombësi franceze) dhe kemi një djalë, Lukën.
Punoj për mëse më shumë se 10 vjet për një kompani ndërkombëtare që quhet NorthgateArinso, e cila operon në fushën e implementimit dhe të shërbimeve të SAP HR (Business Consulting, Integration and Outsourcing Services), një nga software më të njohur në Europë në menaxhimin e burimeve njerëzore.

2. Fillimet e lidhjes me botën e HR ?

Kontaktin e parë me botën e HR e pata në vitin 1998 kur vendosa të bëj një Master mbi Menaxhimin e Ndërmarrjeve (Business Mangament). Bota e HR ishte diça e re, tërheqëse po të merrje parasysh backgroundin tim që anonte më shume nga literatura apo linguistika. Pas marrjes së diplomës në 1999, nuk kisha një horizont të kthjellët të HR para meje, por nuk kisha dyshim në dëshirën për të ndërruar horizontin profesional e të tentoja një përvojë të re në botën e Burimeve Njerëzore.

3. HR dhe Franca?

Dhe kështu vendosa të instalohem në Francë ku mu ofrua një vend pune si konsulent teknik HR. Puna në të vërtet nuk kishte lidhje direkte me çfarë kisha studiuar gjatë Master-it ashtu siç e kisha paramenduar apo dëshiruar.
Pozicioni si konsulent tekink HR kërkonte para së gjithash një njohuri të politikave të HR në Francë, nuk mund të realizosh teknikisht një proces HR pa zoteruar anën e tij funksional. Kjo më shtyu që fillimisht të kuptoja sesi funksiononte bota e HR në Francë dhe cilat ishin politikat legale në lidhje me kodin e punës. Të them të drejtën sa më shumë avancoja në këtë drejtim aq më shumë i bëja pyetjen vetes se në çfarë niveli janë dhe aplikohen politikat e HR në Shqipëri. Dhe pa ndonjë ndjenjë nënvlerësimi karshi botës së HR në Shqipëri kam përshtypjen që ajo e vendeve perëndimore është shumë më e strukturuar, e avancuar dhe kur shoh shumat e mëdha që investohen në projekte të ndryshme HR them me bindje se Burimet Njerëzore mbetet shtylla kryesore e një ndërrmarrje, e cila ka si qëllim të rritet e të zhvillohet më tej.

4. Beni dhe projektet e HR?

Që prej shkurtit të 2000-ës kur u kontraktova nga kompania NorthgateArinso në Paris, kam pasur fatin të jem pjesë e një numri projektesh brenda të cilave kam kaluar nga një rol konsulenti teknik junior, në një rol konsulenti senior, e më pas team leader dhe project manager për të ardhur në pozicionin aktual si drejtor projekti.
Thelbi i projekteve ka qenë gjithmonë i njëjti: Implementimi i software SAP HR në klientë të ndryshëm (grupe të mëdha industriale, farmaceutike, administratë publike, etj.), menaxhimi i proceseve të HR duke filluar që nga organigramat, të dhënat personale, rekrutimi, trajnimi, paga, menaxhimi i kohës, shpërblimi, raportimi, etj, etj.
Por kompleksiteti dhe vendodhjet e projekteve kanë qenë të ndryshme duke filluar nga projekte të vogla me rreth 500 000 €, në Francë apo në Kaledonine e Re, e më pas në Belgjikë, Angli, Spanjë e Itali, për të ardhur më vonë me projekte që arrijnë në rreth 10 milion GBP (sterlina) siç ishte projekti “Heracles HR Online” me kompaninë Cadbury me një perimetër që përfshinte 66 vende në botë ndër të cilat Argjentina, Brazili, Meksika, USA, Australia, Kina, etj; për të mbërritur në projektin e fundit të “AZ Engage” me kompaninë AstraZeneca që numëron 101 vende dhe me një buxhet prej 146 milion euro.
Roli im në dy projektet e fundit, me sinjifikativet përsa i përket karrierës sime profesionale, ka qenë respektivish Shef Projekti për zonën e Europës dhe Amerikës latine (Regional Project Manager) në kuadrin e projektit Cadbury dhe Shef Projekti për implementimin e basës globale (Global Solution Project Manager) në kuadrin e projektit AstraZeneca.

5. Disa nga sfidat

Të vish nga një background letrar, linguistik dhe të integrosh botën sa teknike po aq funksionale të HR, qoftë në Francë apo gjetkë, është në vetvete një sfidë. Do të ishte gënjeshtër po të thoja që ia kam arritur lehtësisht. Rregullat funksionale e ligjore të proceseve të HR në Francë bëheshin më të komplikuara për mua kur duhej t’i “përktheja” teknikisht në programe informatike (unë që edhe informatikën e kisha mësuar siç mësonin të shkruanim në një makinë shtypi...). Kështu që disa herë i bëra pyetje vetes, nëse kisha bërë zgjdhjen e duhur derisa vendosa të përshtatesha me realitetin e ri. Mu desh shumë forcë në vetvete deri në realizimin me sukses të projktit tim të parë (në Kaledonin e Re).
Sfidat e fillimit janë krejt të ndryshme nga ato aktuale. Ato janë sot pothuajse të përditshme kur bëhet fjalë për menaxhim të klientit, për implementim në kohë me cilësi dhe brenda buxhetit, për respketim të afateve, për menaxhim të pritshmërive individuale të çdo konsulenti brenda ekipit, për funksionim sa më të mirë të modelit onshore/nearshore/offshore, ç’ka do të thotë sinkronizim me ekipe të ndryshme kudo në botë (Europë, Amerikë, Azi e Paqesor), për menaxhim të diferencave kulturore, etj, etj.
Sfidat të shumta por edhe përvojat kanë qenë dhe janë të paharruara. Aspekti multikulturor ka qenë një pasuri me vete. Përgjatë këtyre 10 viteve dhe falë njohjes të disa gjuhëve të huaja (përveç frengjishtes, anglishtes, spanjishtes dhe italishteshtes) kam pasur fatin të punoj me ekipe të vendeve të ndryshme të botës, jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikën Latine dhe në Azi.

6. A ke lidhje profesionale me Shqipërinë dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Kam lidhje shpirtërore e personale të forta me Shqipërinë, por të them të drejtën, lidhjet profesionale për fat të keq janë të pakta. Para se të largohesha kam punuar më shumë me struktura ndërkombëtare, por jo në fushën e burimeve njerëzore.
Sot jam shumë kureshtar të di e të shoh sesi zhvillohet bota e HR në Shqipëri, se si përgatiten e realizohen projekte të ndryshme në HR, sepse e imagjinoj që ka të tilla dhe do kisha dëshirë që në një mënyrë apo në një tjetër të jem pjesë e tyre.

7. E ardhmja profesionale?

Kuptohet që sot ajo që unë mendoj se di të bëj më mirë është menaxhimi i projekteve dhe krejt natyrshëm do doja të vazhdoja në këtë rrugë. Rrethanat e mia gjeografike kanë bërë që deri më sot të jem përqëndruar në Francë, megjithatë kam pasur përvoja të gjata edhe në Spanjë (18 muaj), në Argjentinë (1 vit) e në Belgjikë (3 vjet) dhe vazhdoj të jem i hapur për projekte ndërkombëtare dhe pse jo edhe në Shqipëri apo në rajon.

8. Lidhja e familjes me HR?

Në të vërtetë HR është origjina e lidhjes midis meje dhe gruas sime. Karina ishte shefe projekti nga ana e klientit (Stella Artois, sot Inbev) në vitin 2001 kur unë isha caktuar si konsulent në këtë projekt. Por ndërsa une kam sot një profil të theksuar Project Manager, që anon më shumë nga menaxhimi i njerëzeve, planifikimi, buxheti, lëvrimet, afatet, etj,etj, profili i Karinë është thellësisht HR dhe roli i saj aktual është Përgjegjëse për Burimet Njerëzore. Është njohëse e mirë e strukturave dhe politikave të HR si edhe e politikave shoqëruese e ndihmuese që aplikohen në kuadrin e një ristrukturimi të një ndërmarrje.
Shkurt si familje notojmë në të njëjtat ujëra...të Burimeve Njerëzore.

Faleminderit.

BIO Arben Totolaku

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting