Artikulli Kryesor

Psikologjia e Punës = Sjellja e Njeriut Në Punë - nga Eljana Mete

Psikologjia e punës në Shqipëri, por dhe në botë është një fushe e re në rritje. Po çfarë është konkretisht psikologjia e punës? Unë do të jepja një përkufizim të thjeshtë e të qartë për të gjithë.

Psikologjia e punës = sjellja e njeriut në punë

Në punën e tij, njeriu mëson profesionin e tij, ai mëson të zgjidh problemet në punë, e cila rrallëherë është individuale, punonjësi është i detyruar të mësojë normat shoqërore që rregullojnë funksionet në punë.

Ky përkufizim është i saktë, por kjo tregon se një situatë pune është shumë komplekse, e në të vërtetë është një mësim me tërësinë e zgjidhjeve të problemeve. Këto nuk janë procese thjesht psikologjike që veprojnë në mënyrë të pavarur. Punonjësi mëson punën e tij në të njëjtën kohë që ai asimilon normat shoqërore, në këtë mënyrë ai mëson të zgjidh problemet.

Psikologjia e punës sot merret me çështjet aktuale të rekrutimit (vlerësimit, përzgjedhjes, integrimit, performancës ...), patologjive në vendin e punës, duke punuar (standartet, konfliktet ...), të menaxhimit të njerëzve (motivimit, angazhimit , qëndrimet,...), por edhe integrimin dhe rehabilitimin profesional, trajnimin, udhëzimet…etj.

Ka shumë elementë në proceset e punës të cilat trajtohen nga psikologjia e punës, por duhet theksuar se ajo gjithashtu përdor njohuritë e zhvilluara dhe nga specialitete të tjera, të tilla si psikologjia sociale, psikoanaliza, psikopatologjia, mjekësia e punës .
Aktivitetet e psikologëve të punës janë në përgjithësi intervista, analiza, vëzhgimi dhe lehtësimi i punës në grup.

Në botën e zhvilluar perëndimore ekziston edhe një degë e psikologjisë klinike, e cila kërkon të kuptojë dhe të shpjegojë proceset psikike të përfshira në aktivitet e punës me synimin për të ndihmuar një grup profesionistësh për të gjetur burimet për të kapërcyer vështirësitë e punës, nëse është e mundur duke ndryshuar punën për t’iu përshtatur njeriut (dhe jo anasjelltas).

Por le të zbulojmë së bashku nëpërmjet artikujve të këtij numri të revistës konceptet e tjera në praktikën e kësaj fushe ende të re, në Shqipëri.

Nga Eljana Mete

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting