Qershor/Korrik

Si të përmirsojmë motivimin e stafit? Teoritë e motivimit

Kërkimet dhe literaturat mbi teoritë e motivimit janë të shumta. Pyetja që bëjnë të gjithë kërkuesit është: "Çfarë e shtyn një person të sillet në një mënyrë të caktuar në punën e tij?"
Më poshtë do të jepet, një përmbledhje e thjeshtuar e disa teorive të motivimit.

Teoria e hierarkisë së nevojave

Teoritë e nevojave konstatojnë se motivimi ngjallet nga dëshira për të plotësuar nevojat. Dy teoritë më të famshme janë ato të Maslow dhe Herzberg.

Sipas Maslow (1943), individi kërkon t'i përgjigjet nevojave sipas një hierarkie të nevojave. Sapo një nevojë është plotësuar, individi dëshiron të plotësojë nevojën tjetër, superiore në hierarki, deri sa ai të arrijë në nivelin e fundit të hierarkise së nevojave, që quhet  “arritje personale”.

Kjo hierarki është paraqitur shpesh në formën e një piramide.


Kjo teori është debatuar disa herë nga disa studime empirike, për shkak të ngurtësisë së hierarkisë. Në të vërtetë, në praktikë, konstatohet se një individ mund të kërkojë për të plotësuar dy shkallë nevojash njëherësh, të dyja në të njëjtën kohë, ose të plotësojë një nevojë që nuk vjen domozdoshmerisht direkt pas nevojës së plotësuar në hierarkinë e piramidës.

Herzberg (1957, 1959, 1971) dallon dy lloje të nevojave të natyrshme tek njeriu. Nevojat që lidhen me nevojat fiziologjike dhe nevojat e njeriut për të arritur diçka në mënyrë që ai të rritet personalisht. Kështu, Herzberg dallon dy kategori të faktorëve të motivimit ose te kënaqësisë.
Kështu, për të përmirësuar motivimin, Herzberg rekomandon pasurimin e punës në mënyrë që ai të aktivizojë faktorët e motivimit. Pasurimi i punës, sipas Herzberg, nuk duhet të ngatërrohet me shtimin e punës, që do të paraqes një ngarkesë pune suplementare që nuk do të kishte lidhje me faktorët e motivimit. Pasurimi i punës do të thotë kryesisht të japësh më shumë përgjegjësi dhe autonomi, të caktosh detyra më komplekse, të lejosh gjithsecilin të jetë i aftë për të dhënë një ekspertizë.

Teoria e vetvendosjes

Në vitet 1970-1980, disa teori u përpoqën të identifikonin se cilat ishin arsyet e brendshme që shtynin një individ të kryente një veprim vullnetarisht. Në këtë kontekst, teoria e vetvendosjes e zhvilluar nga Deci dhe Ryan (1971, 1975 dhe 1985), konsideron se individi është i motivuar nga tre llojet e nevojave: autonomisë, ndjenja e të qënit kompetent dhe përkatësia sociale. Nevoja për autonomi është më vendimtare, e cila është përcaktuar si nevoja që ka individi për të vepruar lirisht. Në varësi të shkallës së autonomisë, individi do të jetë më shumë ose më pak i motivuar.

Individi është veçanërisht i motivuar kur vepron, sepse ai gjen kënaqësi në sjelljen e tij ose në veprimin e tij. Motivimi i tij është më i ulët kur ai zgjedh veprimet e tij për gjenerimin p.sh. e të ardhurave. Motivimi i tij është zero, nëse ai nuk zgjedh veprimet e tij në mënyrë të pavarur dhe nuk bën lidhjen midis veprimeve të  tij dhe pasojave që sjellin këto veprime.

Teoritë e procesit

Ndërsa teoritë e nevojave dhe teoria e vetvendosjes i përgjigjen pyetjes "pse një individ është i motivuar? ". Teoritë e procesit i përgjigjen pyetjes "se si një individ është i motivuar?" Kjo teori konsiston në analizën se në çfarë mënyre variablat bashkëveprojnë me njëra tjetrën për rritjen e motivimit.

Një nga teoritë e procesit është teoria EIV (Vroom, 1964), e cila beson se motivimi rezulton me tre variabla:

 Pritshmëria - Individi pret një përfundim të caktuar apo një performancë të veçantë sipas përpjekjeve të tij. Individi është i motivuar në qoftë se ai mendon që është në gjendje të kryej punën që i është dhënë. Perceptimi i kapacitetit të tij është i lidhur jo vetëm me besimin e tij, por edhe për mjedisin e punës (p.sh. burimet në dispozicion, njohja e punës nga mbikëqyrësi).

 Dobia - Ky është raporti midis performancës dhe se çfarë presim si shpërblim për këtë performancë. Performanca mund të çoj (ose jo) në një pagë më të mirë, në një promovim.

Valencë - është vlera që i caktohet një individi për rezultatin që ai ka prodhuar.

Këto tre variabla duhet të kombinohen për të çuar në motivim. Për shembull, nuk do të ketë motivim në qoftë se një individ ka bërë përpjekjet e nevojshme për të arritur një performancë të veçantë, por që nuk i është kompensuar në një farë mënyre apo në një tjetër. Nuk do të ketë më shumë nxitje nëse personi nuk i jep vlerë punës së tij përtej kompensimit, (p.sh. kur ai nuk e kupton dobinë e detyrës). Nuk do të ketë motivim në qoftë se individi nuk i jep vlerën e kompensimit që ai merr (për shembull, një person i cili kërkon në thelb vetëm të rris pagën e tij nuk do të jetë i motivuar nga një përgëzim për një punë të mirë nga shefi i tij).

Teoria e drejtësisë dhe barazisë

Adams (1963) zhvilloi teorinë se një individ është i motivuar kur ai konsideron të ardhurat që ai merr nga puna e tij "outcomes" janë në përputhje me kontributin e tij "imput".
Shpërblimi i punës së kryer është dy llojësh, financiar (paga, bonuse) dhe jofinanciar (vlersimi për punën, krenaria, siguria e punës, promovimi, ndjenja e arritjes).

Kontributi jepet jo vetëm nëpërmjet punës së kryer, por edhe me elementë të tjerë si kompetenca, aftësitë personale, besimi i shefit, etj.

Çdo individ i jep vlerë të lartë apo të ulët llojeve të ndryshme të kompensimit apo kontributit.

Drejtësia dhe barazia dalin nga krahasimi i bërë midis kontributit individual dhe atyre të kolegëve të individit. Nëse individi konstaton se në kontribut të barabartë, një koleg merr një rrogë më të lartë, ky është një faktor demotivimi. Në të njëjtën mënyrë, nëse një koleg tjetër merr një rrogë më të ulët, ndërkohë që kontributi i tij është i barabartë me të tjerët dhe kjo situatë sjell demotivim.

Teoria e përcaktimit të objektivave

Punimet e Locke (1968) konstatojnë se një individ është i motivuar, kur i vendosim objektiva të qarta dhe kur i jepet komenti i duhur mbi kapacitetin e tij për arritjen e tyre. Fakti i të punuarit për arritjen e një objektivi jo vetëm që është një burim i madh motivimi, por ajo përmirëson performancën e individit: shumë më mirë se objektivat e paqarta ose të lehta për tu arritur. Individi është i shtyrë nga kërkimi për tu plotësuar profesionalisht. Ai ndjen kështu nevojën të zhvillojë aftësitë e tij profesionale.

Më pas, Locke dhe Latham (1990) përcaktuan se cilat janë kushtet në mënyrë që një objektiv të jetë motivues për një individ.

1.Qartësia e objektivit
2.Sfida e objektivi
3.Angazhimi për objektivin
4.Reagimi.

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting