Qershor/Korrik

Si të motivojmë punonjësit?


Ç’është motivimi? Motivimi është përcaktuar si një sjellje e qëllimshme për të arritur gjëra të veçanta dhe nevoja të paplotësuara. Ai është një forcë e brendshme që drejton personat në arritjen e  objektivave personale dhe organizative. Pse duhen motivuar punonjësit? Përgjigja është “mbijetesa”. Të motivosh punonjësit është shumë e nevojshme, sepse bën që puna të ndryshojë me shpejtësi dhe në mënyrë efikase. Prandaj, menaxherët duhet të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe të bëjë diçka në lidhje me të.

Një përmbledhje kërkimesh nga James R. Lindner në Ohio State University nxorri konkluzionin se motivimi i punonjësve vjen më shumë nga faktori “punë interesante” sesa “shpërblimi financiar”. John Baldoni, autor i “Sekretet e Motivimi të Liderëve të Mëdhenj”, arriti në përfundimin se motivimi vjen nga dëshira për të bërë diçka me vullnet të lirë dhe se motivimi është thjesht sjellje udhëheqëse për të bërë atë që është e drejtë për punonjësit dhe kompaninë.

Në korrik 2008 në “Harvard Business Review”, autorë Nitin Nohria, Boris Groysberg dhe Linda-Eling Lee përshkruajnë një model të ri për motivimin e punonjësve. Ata japin katër pika themelore emocionale që rrisin motivimi si: Interesi për përfitim (marrja e gjërave materiale, duke përfshirë shpërblimin financiar, për tu ndjerë më mirë). Interesi për lidhje (zhvillimin e detyrimeve dhe përkushtimit). Interesi për të kuptuar (duke i dhënë kuptim botës tuaj, në mënyrë që të ndërrmerrni veprime të drejta) dhe interesi për t’u mbrojtur (të mbroni pronën tuaj, vetveten dhe arritjet tuaja).
Menaxherët, të cilët përpiqen për rritjen e motivimit të punonjësve duhet të plotësojnë të gjitha këto katër pika. Kompanitë më të mira kanë sistem shpërblimi të bazuar në performancë, duke ju referuar pikës për zhvillim dhe kulturë bashkëpunuese të bazuar në miqësi, besim reciprok, dhe bashkëpunim, duke ju referuar pikës së të kuptuarit.

Punët institucionale janë të hartuara për role të veçanta dhe këto punë janë të rëndësishme dhe nxitin një kuptim të veçantë në kontributin e organizatës. Dhe së fundmi i referohemi pikës mbrojtëse, kompanitë më të mira ristrukturojnë lidershipin e tyre për të rritur transparencën e të gjitha proceseve, të sigurojë drejtësi përmes organizimit dhe krijimit të besimit me të gjithë.

Në librin e tij të ri “Drive”, Daniel Pink autor i “A Whole New Mind”, thotë se është " vërtet e habitshme" ajo që na motivon. Pink thotë se motivimi i vërtetë rrjedh nga tre elementë: Autonomia, dëshira për të drejtuar vetë jetën tuaj, mjeshtëria, dëshira për të përmirësuar vazhdimisht diçka që ka rëndësi për ju, dhe qëllimi, dëshira për të bërë gjëra në shërbim të diçkaje të madhe për veten tuaj . Pink paralajmëron se metodat menaxheriale tradicionale, në të cilat kompanitë përdorin “paratë” si shpërblim për motivimin e punonjësve, janë në të vërtetë të dëmshme.

Shkenca na jep disa fakte fiziologjike se si punon motivimi. Konsideroni këtë: 98% e gjithçkaje që dinë shkencëtarët për trurin e njeriut është zbuluar në 6 vitet e fundit dhe 80% të asaj që shkencëtarët mendonin se ishte e vërtetë në lidhje me trurin e njeriut para 1995 nuk ka qenë e saktë.
Një Institut Kombëtar në SHBA i “Studimit të Shëndetit” duke përdorur skanimet e trurit, ka gjetur se “neurotransmitter dopamine” është një qendër e rrjetit të trurit të njeriut që rregullon motivimin si shpërblimi dhe kënaqësia. Joseph Le Doux, në librin e tij, “Human Emotions: A Reader”, përshkruan kërkimin e fundit të tij për trurin, i cili ka treguar se emocionet janë drejtuese për vendimmarrje, ku përfshihet edhe aspekti i motivimit.
Drejtuesit sot duhet jo vetëm të njohin kërkimet e fundit mbi motivimin, por edhe t’i aplikojnë në ndryshimet organizative dhe në marrëdhëniet e punës.

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting