Maj

Rekrutimi dhe politikat e përzgjedhjes

2.2 Objektivat

Ky seksion ka për qëllim promovimin dhe ruajtjen e standardeve të larta të praktikës profesionale të rekrutimit duke inkurajuar rekrutuesit t'i përmbahen praktikave më të mira.

Qëllimet kryesore janë:

•    Të sigurojë që rekrutimi të konsiderohet si një pjesë thelbësore e burimeve njerëzore;

•    Hartimi i strategjisë dhe si pasojë përfshirjen e saj si një pjesë integrale e strategjisë së përgjithshme të biznesit;
•    Të sigurojë aplikimin e praktikës më të mirë për të gjitha llojet e rekrutimit;
•    Të ruajë standartet profesionale dhe kur kandidatët janë të lehtë për tu gjetur;
•    Të sigurojë që barazia e mundësive të konsiderohet si një pjesë integrale e praktikave të rekrutimit dhe e procedurës.

2.3 Procedurat e autorizimit të rekrutimit

•    Menaxheri i Departamentit duhet të plotësojë formularin e autorizimit për punësim.
•    Menaxheri i Departamentit është përgjegjës për të siguruar procedurat e sakta të autorizimit..
•    Shefi i Departamentit do t'i paraqesë Shefit të Burimeve Njerëzore një formular për të autorizuar fillimin e rekrutimit.
•    Shefi i Burimeve Njerëzore duhet të kontrollojë nëse autorizimi është i saktë. Kur gjithçka do të jetë në renditjen e duhur atëherë procesi i rekrutimit mund të fillojë.

2.4 Pozicione të sapo krijuara ose të ristrukturuara

Autoritet i plotë do t'i ngarkohet Bordit për të marrë në konsideratë kërkesën për aktivizimin e një pozicioni të sapo krijuar ose të riorganizuar.

•    Aktivizimi i një vendi vakant do të lejohet me paraqitjen e një formulari të “Autorizimit për Punësim” nga Menaxheri i Departamentit për Shefin e Burimeve Njerëzore.

•    Pasi nevoja për të plotësuar një vend bosh është identifikuar, Menaxheri i Departamentit do të paraqesë një rekomandim drejtuar Bordit për aktivizimin e pozicionit.

•    Reklamat e brendëshme do të dërgohen me e-mail ose nëpërmjet mënyrave të tjera tek të gjithë të punësuarit nga Shefi i Burimeve Njerëzore. Ndërsa reklamat e jashtëme do të vendosen në gazetat lokale të specifikuara.

2.5 Procedura e punësimit

•    Nënpunësi i Burimeve Njerëzore do të marrë të gjitha aplikimet për punë dhe do të vërtetojë marrjen e tyre me shkrim. Të gjithë aplikantët për punësim do të drejtohen te Shefi i Burimeve Njerëzore.

•    Nënpunësi i Burimeve Njerëzore do të klasifikojë të tëra aplikimet, të cilat i përmbushin kushtet minimale për emërim, të përmendura më sipër dhe më pas do të dërgojë këto aplikime te Menaxheri i Departamentit në fjalë, së bashku me një listë të plotë të të gjitha aplikimeve të pranuara.

•    Menaxher i Departamentit, në konsultim me Shefin e Burimeve Njerëzore, do të përpilojë listën e kandidatëve për intervistim.

•    Shefi i Burimeve Njerëzore do të ftojë kandidatët të caktuar për intervista dhe më pas do të vërë në dijeni Drejtorin Ekzekutiv për emërimet.

•    Një përmbledhje e intervistave do të përgatitet nga Shefi i Burimeve Njerëzore dhe do të mbahet për qëllime regjistrimi.

•    Shefi i Burimeve Njerëzore do të sigurojë që lista e kandidatëve të zgjedhur të jetë gati. Pastaj oferta e punësimit në konsultim me Menaxherin e Departamentit përkatës drejtuar kandidatit të zgjedhur pas pranimit të tij do të pasohet nga një letër e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv apo nga i ngarkuari i tij. Pasi kandidati i zgjedhur ka pranuar ofertën për punësim, Shefi i Burimeve Njerëzore do të dërgojë letra informimi për të gjithë kandidatët që nuk fituan vendin e punës.

2.6 Paneli i Intervistave të Punësimit

Paneli i Intervistave të Punësimit do të realizohet konform rregullave bazë të dhe sipas procedurave për intervistim (nga Shefi i Burimeve Njerëzore) para fillimit të intervistave.

Paneli do të përbëhet nga personat si më poshtë:
•    Menaxheri i Departamentit në fjalë.
•    Shefi i Burimeve Njerëzore.
•    Drejtori i Përgjithshëm, ( për pozicione menaxheriale) si dhe një anëtar i zgjedhur i Bordit.

2.7 Emërimi

Letrat e Emërimit: Letra zyrtare e emërimit do të mbajë firmën e Drejtorit Ekzekutiv ose të ngarkuarit nga drejtori. Letra duhet të pëermbajnë nënshkrimin e të caktuarit për emërim para se emërimi të jetë konsideruar në fuqi.

Përshkrimi i Punës: Gjatë një takimi me punonjësin i jepet përshkrimi i punës. Kjo do të saktësojë qëllimin dhe kushtet e referencës për pozicionin e tij. Çdo anëtar i personelit është i detyruar të kushtojë kohën e tij dhe vëmendje në punën e tij dhe të mos angazhohet në aktivitete që mund të bien ndesh me interesat e kompanisë ose të ndikojë negativisht në punën e tij. Përshkrimet e punës duhet të rishikohen çdo vit.

Puna në Periudhë Prove: Çdo emërim që bëhet nga kompania do t'i nënshtrohet një periudhë prove siç është specifikuar në letrën e emërimit. Një muaj nga fundi i periudhës së provës, mbikëqyrësi i të punësuarit në periudhë prove do të bëjë një raport vlerësimi që rekomandon konfirmimin ose përfundimin e shërbimeve të punonjësit. Kur është e nevojshme, periudha e provës mund të zgjatet në qoftë se konsiderohet si e nevojshme nga kompania. Një punonjës, i cili është pjesë e një pune në provë mund t'i ndërpritet emërimi i tij në çdo kohë pa paralajmërim. Në raste të tilla, punonjësi do të paguhet për periudhën e punës deri në kohën e përfundimit.

Konfirmimi i Emërimit. Me rekomandim nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, Drejtori ekzekutiv do të konfirmoj emërimin me shkrim.

2.8 Të dhënat personale

Pas emërimit të një punonjesi të ri të stafit, këtij të fundit i kërkohet të plotësojë formularin e të dhënave personale të tij. Punonjësi i ri duhet t’i japë kompanisë një deklaratë për personat që varen nga ai, siç është bashkëshorti/ja dhe fëmijët e tij/saj; të afërmit- dhe të sigurojë fotokopje të certifikatave personale dhe dëshmi të tjera.

Çdo ndryshim në statusin personal, duhet të raportohet menjëherë tek Shefi i Burimeve Njerëzore, për të plotësuar kështu formularin e ri të të dhënave personale. Të dhënat e personit, të cilat janë konfidenciale do të trajtohen në mirëbesim në çdo kohë.

2.9 Përfshirja pranë kompanisë punëdhënëse.

Të gjithë anëtarët e stafit të ri do t'i nënshtrohen trajnimit për t'i ndihmuar ata në procesin e integrimit në institucion në kohën më të shkurtër të mundshme. Mbikëqyrësi përkatës në bashkëpunim me Shefin e Burimeve Njerëzore do të kryejë trajnimin përkatës në bazë të pozicionit te punës.

Burimi: HR Manual “THE NEW SBCGT”

Përgatitur nga Katerina Ibrahimi

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting