Maj

Intervista e kandidatëve premtues, eksperiencë e Albtelecom-it.(Nga Argita Totozani)


Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes fillon me selektimin e CV-ve (Aplikimeve) dhe dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët. Selektimi kryhet nga stafi menaxhues i Albtelecom i angazhuar në proces në bashkëpunim me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.
Procesi i përzgjedhjes të CV-ve (Aplikimeve) bazohet në kërkesat kryesore të pozicionit dhe rezulton në një përzgjedhje të kandidatëve, të cilët njoftohen për intervistën e parë.

Procesi i intervistimit

Vetëm përfaqësuesi i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore është përgjegjës për të kontaktuar aplikantët, në mënyrë që të sigurojë konfidencialitetin e aplikimit. Punonjësit e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore organizojnë intervistat sipas një marrëveshjeje me Drejtorin përkatës të degës, i cili ka nevojë për një punonjës të ri. Gjatë intervistimit, përfaqësuesi i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për të informuar kandidatin në lidhje me kompaninë dhe politikat e Burimeve Njerëzore. Ndërkohë përfaqësuesi i BNJ mund të pyesë kandidatin në mënyrë që të vlerësojë aftësitë e tij ndërpersonale. Intervistuesit janë përgjegjës për të informuar kandidatin mbi pozicionin për të cilin ai/ajo po aplikon, detyrat kryesore dhe pozicionimin e vendit të lirë të punës në strukturën organizative. Gjatë një interviste  duhet të kihet parasysh, se kandidatit duhet t’i jepet mundësia të bëjë pyetje për të shmangur keqkuptime apo zhgënjime të krijuara sipas rastit. Politikat e pagave të kompanisë nuk diskutohen gjatë intervistës.

Testi me shkrim

Përveç intervistës, ka raste kur një nga metodat e përzgjedhjes së kandidatëve të përdorura në kompani është testi me shkrim. Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Menaxherët  përkatës, përcaktojnë rastet kur testi është i nevojshëm për vlerësimin e kandidatit.

Testi mund të zhvillohet para ose pas procesit të intervistimit, sipas nevojave të pozicionit.
Menaxherët përkatës përcaktojnë natyrën e testit (i shkruar, verbal etj.), përgatisin testin dhe caktojnë një person për vlerësimin e testit. Në fund ata japin rezultatin Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Përfaqësuesi i Burimeve Njerëzore përgatit testin (në rast se testi ka natyrë të vlerësimit të personalitetit apo të ngjashëm). Ai organizon dhe kordinon procesin e testimit.

Përzgjedhja e kandidatit premtues

Në përfundim të këtyre procedurave përzgjidhet kandidati i suksesshëm. Në bazë të vendimit të marrë nga komisioni përzgjedhës, Drejtoria e Burimeve Njerëzore bën ofertën e punës kandidatit të suksesshëm. Pasi rishikohet historiku i punësimit të kandidatit të përzgjedhur dhe kualifikimet e tij, përcaktohet paga bazë bruto sipas strukturës së gradave dhe niveleve të kompanisë.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore është përgjegjëse për të mbledhur dhe kontrolluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për dosjen e punonjësit në ditën e tij të parë të punës.   

Argita Totozani-bio

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting