Maj

Puna Ideale


Deri tani, ideja se punonjësit në karrierë shikojnë përpara tyre periudhën e pensionit dhe sapo promovimet nuk janë më të disponueshme (ose kanë arritur kulmin e tyre), karriera nis të përjetohet sërish si punë dhe këto poste braktisen. Megjithatë profesionet, ndryshojnë nga punët për faktin se ato ofrojnë më shumë se paratë apo arritjet. Ato ofrojnë kuptim në jetë, i cili është një shpërblim i brendshëm. Profesioni apo thirrjet në jetë kërkojnë përdorimin e aftësive specifike, priren të sjellin shumë motivim te individi dhe sigurojnë një ndjesi lëvizjeje. Kur një punë është “thirrje” punonjëse në përgjithësi ndjen se puna do të ishte e vlefshme dhe pa ndonjë pagesë si shpërblim, promovim apo forma të tjera të kompensimit të jashtëm. Kjo pra ështe një punë e shkëlqyer apo ideale!

Individët mund të gjejnë kënaqësi më të madhe me punën dhe ndoshta mund ta kthejnë një punë në karriere, duke gjetur kuptim në punën e tyre dhe duke zbuluar sesi mund t’i shfrytëzojmë fuqitë e tyre të konfirmuara në atë çfarë bëjnë. Punonjësit mund t’i bëjnë vetes pyetje të tilla si: “Çfarë e bën punën time speciale? Si mund t’ju sjellë dobi të tjerëve çdo ditë“? Ne të gjithë kemi përvoja në blerjen e sendeve ushqimore nga një shitës, i cili po bën një punë – ata i flasin një qeseje në vend të një klienti, ata kontrollojnë lëvizjet e tyre, fytyrat e tyre mbeten të pashprehura dhe toni i zërit monoton. Shumë prej nesh kanë qenë në gjendje të krahasojnë këtë përvojë me një tjetër ku arkëtari e ka kthyer punën në karrierë – ata shohin klientin drejt e në sy, e vëne re kur dikush është i rënë moralisht (dhe përpiqen ta bëjë të buzëqeshë), presin kuponat që mund t’iu duhen dhe zakonisht e lartësojnë procesin e shitjes në një përvojë pozitive pothuajse terapeutike nëpërmjet përkujdesjes dhe pranisë së tyre. Ky shembull i thjeshtë i krijimit të një kuptimi në punën e një njeriu mund të përsëritet pothuajse nga të gjithë, çdokush që do një punë ideale. 

Ata që janë në pozicione drejtuese gjithashtu mund të inkurajojnë punonjësit të shijojnë më shumë punën e tyre duke iu dhënë mundësinë për t’i përdorur dhe shfrytëzuar fuqitë e tyre: Kush bën çfarë më mirë? Si mund të përfitojë kompania nga këto talente? Sipas Martin Seligman, një 5 orësh në javë punë, i cili lejon të përdoren fuqitë dhe përfshin pasionin, mund të çojë drejt rritjes së produktivitetit të përgjithshëm, kënaqësisë më të madhe në punë dhe përmirësim në gjithçka, duke i lejuar njerëzve të përdorin më shumë krijmtari (duke u vlërësuar për këtë) dhe duke rritur kështu motivimin e tyre të brendshëm.

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting