Si të shkruajmë një CV


Zgjidhni formatin e duhur.


Sigurohuni që të zgjidhni formatin e duhur për CV-në tuaj në varësi të pozicionit që po aplikoni apo që përputhet me aftësitë dhe përvojën tuaj. CV-ja mund të jetë në format kronologjik, funksional, i kombinuar dhe me një fokus të caktuar. Gjithmonë zgjidhni atë format që nxjerr në pah pikat më të fortë dhe kryesore të jetës tuaj. Sigurohuni që mos të theksoni dobësitë dhe dështimet tuaja në punët e mëparëshme. Mundohuni që të përdorni shkrimin dhe ngjyren e përshtaçme dhe të shmangni përdorimin e shkrimeve kreative dhe ngjyrat e hapura. Gjithashtu mundohuni të strukturoni informacionin me hapësira të qarta ndërmjet sektorëve të ndryshëm. Këshillohet që mos të keni më shumë se dy faqe për CV-në tuaj.

Zgjidhni hollësitë e duhura.

Përveç arsimit, punësimit apo aftësitve të kaluara, shkrimi i CV-së duhet të fokusohet gjithashtu në arritjet dhe në përvojën e mësimdhënies dhe kërkimit, botimeve dhe paraqitjeve, granteve dhe bursave, shërbimeve institucionale, shoqatave profesionale, akreditimeve, liçencave, dekoratave dhe çmimeve. Sigurohuni që të vendosni informacionin e kërkuar, të përshtaçëm dhe të saktë në sektorin e duhur të CV-së tuaj. Asnjëherë mos përfshini fotot tuaj, pagat e mëparshme, referencat dhe arsyet që latë punët e mëparshme, pasi ato lënë përshtypje të keqe tek punëdhënësi juaj i ardhshëm. Gjithashtu mos harroni të korrigjoni dhe të rishikoni CV-në tuaj për gabime gramatikore dhe drejtshkrimore.

Zgjidhni modelin e CV –së sipas punës dhe pozicionit.

Është gjithmonë e këshillueshme që të keni shkrime CV-ësh të ndryshme për punët dhe pozicionet e ndryshme që do aplikoni. Kjo për arsye se nevojat e punësimit ndryshojnë në varësi të tipit të punës që kërkoni. Ju mundeni të shikoni një numër të madh shëmbujsh CV-ësh në internet. Modelet e CV-ve në internet janë shumë të dobishme, pasi mund të ndihmojnë një aplikues të krijojë një CV-vë efeikase, që përshtatet më së miri me kërkesat e punës që ai dëshiron.
Burimi nga një ekspert ndërkombëtar i CV.

Këtu mund të gjeni dhe një shembull CV-je :


                                                                                                      
                   





Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting