Qershor

Biznesi Familjar nëpërmjet Sfidave të Nepotizmit - Nga Gresa Gostivari

Pavarësisht nga këto situata, është e rëndësishme që bizneset po fillojnë të ndërgjegjësohen e të kuptojnë më shumë se suksesi i tyre varet nga burimi njerëzor. Nepotizmi gjithmonë do të ekzistojë si fenomen e sidomos në bizneset familjare, por nëse aplikohet me kujdes, nuk ka pse të sjellë komplikime.

 

 

Më poshtë po ju prezantoj disa nga kërcënimet që bizneset familjare ndeshin në punën e tyre si dhe këshilla për t’i kapërcyer ato. 

  • Nepotizmi
Të menaxhosh anëtarë të familjes është një çështje delikate dhe është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm se fare lehtë mund të krijohen armiqësi midis punonjësve kur ndërton një kulturë kompanie tërësisht të mbështetur në nepotizëm. Çdokush do t’i ndihmojë familjarët e vet, por të punësosh, promovosh apo paguash dikë vetëm sepse është njeriu yt dhe jo në bazë meritash e cilësish, do të thotë të sigurosh faturën e shkatërrimit të biznesit.
Shumë shpejt do të kuptoni se ndërkohë që punonjësit familjarë arrijnë një vetkënaqësi sepse nuk hasin ndonjë pasojë për mungesë performance, pjesa tjetër e punonjësve po humb motivimin dhe dëshirën për të punuar për ju. 
  • Humbja e punonjësve jo familjarë
Shumë punonjës dëshirojnë të rriten brenda kompanisë por fatkeqësisht në të tilla biznese pozicionet drejtuese mbahen nga vetë familjarët, kështu që për pasojë punonjësit me ambicie e talente do të fillojnë të mendojnë largimin nga ky vend. Ndërsa problemi tjetër është me ata punonjës të cilët ndjehen gjithmonë sikur janë në mes të shpërthimeve konfliktuale midis familjarëve të biznesit. Si pronar ju duhet të kuptoni që biznesi ka nevojë për një përzierje njerëzish të jashtëm e të brendshëm. Punonjësit pa lidhje familjare i shtojnë balancë kompanisë, sepse ata kanë aftësi t'a shikojnë biznesin nga një pozicion jo emocional. Nëse atyre u jepen mundësi më të mira, ata mund të ofrojnë një input mjaft të vlefshëm për biznesin.
  • Kur emocionet udhëheqin biznesin
Me siguri i keni dëgjuar shprehjet “Nuk është personale, është biznes”.  Dakort, por në një biznes familjar është gjithmonë i pranishëm aspekti personal. Të ndash emocionet nga biznesi nuk është diçka e lehtë, veçanërisht kur duhet të drejtosh një antar të familjes. Është e vështirë për njerëzit të marrin feedback negativ e kritika nga partnerët e tyre, nga shefat e sidomos nga dikush që ti e do.
Bëni kujdes e mos i lejoni emocionet tuaja të ndërhyjnë në biznes.  Mund të dukeni i dobët në sy të punonjësve dhe klientëve si dhe t’ju ndikojë në aftësinë e vendimmarrjes. Nga ana tjetër, të qënit i pandjeshëm mund t’ju shndërrojë në një figurë të ftohtë e të vështirë. Nëse nuk tregoni kujdes, mungesa e ndjeshmërisë me punonjësit familjarë mund të sjellë probleme në shtëpi. Jeni ju ata që duhet të përcaktoni balancën e duhur të nivelit emocional, bazuar në dinamikën e mjedisit të biznesit tuaj. 
  • Armiqësia familjare
Bizneset familjare shpesh ndeshen me konflikte të brendshme që vijnë si rezultat i paaftësisë për të ndarë biznesin nga jeta personale. Shpesh armiqësitë shkaktohen nga interesa të ndryshme për çdo anëtar familje të tipit, ego personale, rivalitet etj. të cilat shfryhen në mjediset e punës.
Pavarësisht nga arsyet, nëse nuk gjeni një mënyrë për t’i ndaluar këto armiqësi, do të jetë thuaj e pamundur për të përcaktuar dhe arritur qëllimet e përbashkta për biznesin.  Për më tepër, konflikti mund të ulë të ardhurat e kompanisë si dhe të krijojë një klimë aspak të këndshme në punë.
  • Pa plan vazhdimësie
Mund të vijë një moment kur një pjestar i biznesit familjar largohet nga puna, del në pension ose ndoshta nuk jeton më. Nga një studim i kryer mbi bizneset e vogla ka rezultuar se vetëm 33% e bizneseve familjare i kanë mbijetuar tranzicionit nga një brez në tjetrin. Përgatituni në kohë për ngjarje të tilla për të siguruar vazhdimësinë e biznesit tuaj.  Shumë biznese preferojnë ta kryejnë këtë kalim duke përgatitur e trajnuar paraprakisht trashigmarët e rinj (fëmijët p.sh.) ose duke punësuar të tjerë nga jashtë.

Sigurisht që biznesi familjar mund të ketë edhe të paprituara të tjera që çojnë në shkatërrim, por nëse kurohen që në fillim apo në momentin e duhur, mund t’i shpëtojë këtij rreziku.
Krijoni një listë jo detyrimisht të shkruar të mënyrave ndihmëse për të mbajtur nën kontroll nepotizmin dhe ruajtur qëndrueshmërinë e biznesit tuaj.
  • Përcaktoni në mënyrë të qartë qëllimet e kompanisë tuaj dhe sigurohuni që të gjithë janë në të njëjtën linjë.
  • Përcaktoni rolet dhe përgjegjshmërinë e çdo anëtari të familjes dhe mbajini nën kontroll ato.
  • Adresojini të gjitha shqetësimet në kohën e duhur dhe mos u përfshini emocionalisht gjatë zgjidhjes së tyre.
  • Krijoni një sistem të drejtë vlerësimi e benefitesh në bazë meritash dhe aftësish.
  • Jepini mundësi rritje punonjësve jo familjarë.
  • Përgatituni për një plan vazhdimësie të biznesit nëse një ditë do të largoheni prej tij.
  • Zgjerojeni e modifikojeni këtë listë sipas nevojave dhe mjedisit të biznesit tuaj.
Nëse aplikohet në mënyrë të drejtë, nepotizmi mund të kthehet në një aset për kompaninë. Raste të tilla ka plot që ju referohen si eksperiencave botërore ashtu edhe atyre në vendin tonë ku shumë biznese trashëgohen tek brezat e tjerë. Rekrutimi i personave të familjes mund të sigurojë si performancën ashtu edhe vazhdimësinë e biznesit. Sipërmarrësit kanë besim tek angazhimi i fëmijeve të tyre apo bashkëshortëve sepse mendojnë që ata kanë trashëguar e mësuar diçka nga cilësitë që ky biznes kërkon. Ky lloj nepotizmi i aplikuar me kujdes mund të ndihmojë në rritjen e sadisfaksionit të punonjësit, të balancojë jetën personale me atë profesionale dhe madje të reduktojë shpenzimet për sigurime shoqërore/shëndetësore apo të tjera familjare.  
Nëse shihet në këtë mënyrë, nepotizmi do të jetë vetëm si avantazh për biznesin tuaj.

Bio Gresa Gostivari

Shto koment


Hd Film izle Film izle Dizi izle Online Film izle Linux Vps hosting